
(Foto / Videoreportazh, nata e XIII në Prishtinë) Në rrugët kryesore lëvizje të shumta
Në rrugët kryesore të Prishtinës vazhdon të ketë lëvizje më shumë të qytetarëve dhe veturave, edhe pse nga ora 21:00 fillon zbatimi i masave kufizuese anti Covid.
Bizneset e gastronomisë në këtë kohë janë të mbyllura, ndërkaq dyqanet jo.
Policia kryesisht shihet me vetura civile nëpër rrugët e kryeqytetit, raporton “Epoka e re”.
Të enjten, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe tetë viktima nga Covid-19.
Numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur betejën me sëmundjen ka arritur në 158.
Në bazë të raportit ditor, IKSHPK njofton se ka testuar edhe 420 pacientë të dyshuar me koronavirus, dhe prej tyre 181 kanë dalë pozitivë.
Me këtë shifër, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë që nga mesi i muajit mars, ka arritur në 6 467. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 3 505 raste.
(Epoka e re)