(Foto / Videoreportazh, nata XXII në Prishtinë) Shtohen rastet me Covid, bie qarkullimi në kryeqytet

27 korrik 2020 | 22:46

Numri i rasteve me Covid në Kosovë është rritur në 24 orët e fundit.

Të hënën Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës ka konfirmuar edhe 276 raste të reja me Covid dhe tetë raste të vdekjes së pacientëve.

Prishtina edhe në 24 orët e fundit i prinë listës me raste infektimi, me 61 raste të reja.

Si pasojë e rritjes së rasteve me Covid, sonte në kryeqytet vërehet një rënie e lehtë e qarkullimit të qytetarëve, raporton “Epoka e re”.

Kosova i ka regjistruar rastet e para me Covid më 13 mars dhe që atëherë ka të konfirmuar gjithsej 7 413 raste pozitive, me gjithsej 185 raste të vdekjes të cilat kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese, derisa numri i të shëruarve është gjithsej 4 027.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri Kenan Haxhihamza është ndarë me Gjilanin. Haxhihamza si portier…