33 mijë të rinj më pak brenda një viti në Shqipëri, rritet ndjeshëm numri i të moshuarve mbi 85 vjeç

09 qershor 2026 | 08:29

Vendi ka hyrë në një spirale tkurrje dhe plakje të shpejtë të popullsisë, ku çdo vit po shkakton ndryshime të forta. Sipas shifrave zyrtare të popullsisë më 1 janar 2026, numri total i banorëve ka pësuar një rënie prej mbi 27 mijë personash brenda një viti, duke u reduktuar me 1.2%, por pesha e moshave të reja po zbehet me shpejtësi, ndërsa numri i të moshuarve po pëson rritje të ndjeshme, veçanërisht në grup-moshat më të thyera.

Efekti më i drejtpërdrejtë po ndihet në tregun e punës. Me tkurrjen e fortë të grup-moshave kryesore produktive dhe riprodhuese, sipërmarrjet dhe institucionet do të përballen me një mungesë të akute të krahut të punës, forcës inovatore dhe profesionistëve të rinj. Kjo po detyron shumë sektorë të mbështeten te një forcë pune më të moshuar ose të kërkojnë zgjidhje alternative përmes automatizimit dhe importit të punëtorëve të huaj./ Monitor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tërmet me magnitudë 6.2 goditi të martën brigjet veriperëndimore…