33 palestinezë të vrarë nga forcat izraelite derisa merrnin ndihma ushqimore

05 gusht 2025 | 08:24

Të paktën 33 palestinezë janë vrarë nga zjarri izraelit ndërsa përpiqeshin të siguronin ndihma ushqimore në Gaza, sipas spitaleve të zonës.

Dëshmitarë raportuan se u përballën me breshëri plumbash teksa turma të uritura po i afroheshin pikave të ndarjes së ndihmave.

Shoqata Palestineze e Gjysmëhënës së Kuqe tha se një punonjës i saj u vra kur forcat izraelite granatuan zyrën e tyre.

Dy spitale në jug dhe qendër të Gazës raportuan se kanë pranuar trupa të vrarësh përgjatë rrugëve që çojnë drejt pikave të ndihmës të mbështetura nga Izraeli, përfshirë 11 të vrarë në zonën Teina, teksa po përpiqeshin të arrinin një pikë shpërndarjeje në Khan Younis.

Tre dëshmitarë palestinezë thanë për Associated Press se panë ushtarë që hapnin zjarr përgjatë këtyre rrugëve, të cilat ndodhen në zona ushtarake.

Njëri prej tyre, Yousef Abed, përshkroi se ishte vënë nën zjarr të pakontrolluar dhe pa të paktën tre persona të plagosur rëndë në tokë.

“Nuk munda t’i ndihmoja nga të shtënat”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Volodymyr Zelensky tha të hënën se trupat ukrainase në…