33 personat e testuar për koronavirus në Fushë Kosovë dalin negativ

02 prill 2020 | 14:26

Kryetari i Komunës dhe i Shtabit të Krizës Emergjente të Fushë Kosovës, Burim Berisha, ka bërë me dije se 33 persona të fshatit Miradi e Ulët janë testuar për koronavirus, pas dy rasteve të para që ishin konfirmuar pozitiv atje. Sipas tij të 33 rastet kanë rezultuar të dalin negativë.

Sipas  Berishës. ky është një lajm i  mirë për banorët e këtij fshati, por edhe për të gjithë qytetarët e Komunës së Fushë Kosovës.

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë konfirmon se 33 personat e testuar të fshatit Miradi e Ulët, që i përkisnin rrethit familjar të tre të infektuarve me  COVID 19, kanë dalë negativ”.

“Ky është një lajm i mirë për banorët e këtij fshati, por edhe për të gjithë qytetarët e Komunës së Fushë Kosovës. Shtabi Emergjent në Fushë Kosovë, falënderon IKSH për veprimin e shpejt, në mënyrë që të sqarohet gjendja e rrethit social të të prekurve nga COVID 19”, ka thënë Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i është drejtuar përmes një…