(Foto / Videoreportazh, nata XXV në Prishtinë) Lëvizjet e qytetarëve, të përafërta me kohën para pandemisë

30 korrik 2020 | 23:59

Në natën e njëzetepestë të masave të reja të marra nga Qeveria e Republikës e Kosovës për parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid-19, pas shtimit të numrit të rasteve të të infektuarve e të të vdekurve nga po i njëjti virus, qarkullimi i qytetarëve në kryeqytet, edhe me automjete, edhe këmbë, është i shpeshtë në cilado lagje që kemi vizituar sonte.

Dhe, po qe se bëjmë një krahasim të qarkullimit të tyre në këtë të enjte me netëve të mëparshme, vëmë re se këto lëvizjeje të qytetarëve janë të afërta me ato gjatë kohës para pandemisë, edhe tash që është afër mesnata.

Numri i rasteve me Covid-19 vazhdon të jetë i lartë në Kosovë, kurse Prishtina vazhdon të jetë vendi me numrin më të madh edhe në raportin e 24 orëve të fundit, raporton “Epoka e re”

Sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës janë testuar gjithsej 480 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në teren prej të cilëve rezultojnë 258 raste pozitive, derisa kryeqendra e Kosovës vazhdon të renditet e para me 53 raste të reja.

Ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve pozitive në Kosovë është 8.104 raste nga 36.050 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 212 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Për më shumë shikoni videot dhe foto:

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mikrobiologu Lul Raka ka thënë se me rritjen e numrit…