30 familje skamnore në Suharekë do të bëhen me shtëpi
                17 gusht 2020
                |  13:57
            
        Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë me dije se në këtë komunë do të ndërtohen 30 shtëpi për familjet skamnore, falë memorandumit të bashkëpunimit me shoqatën humanitare “Jetimat e Ballkanit”.
Ai ka thënë se fillimisht me shtëpi të re do të bëhet Gëzim Aliaj nga fshati Matiqevë i Suharekës.
“Gëzim Aliaj nga Maqiteva do të bëhet me shtëpi të re. Kjo po realizohet si rezultat i Memorandumit të Bashkëpunimit të nënshkruar më herët me Shoqatën ‘Jetimat e Ballkanit’ dhe donatorët e saj. 30 shtëpi do të ndërtohen fal këtij bashkëpunimi”, ka njoftuar Muharremaj.
                        


                                        
                                        
                                        
                                        
                                        
                                        