34-shi i PDK-së, Ragip Xhaka tregon hapat e parë të Granitit dhe Taulantit në futboll dhe sakrificat e familjes

07 shkurt 2025 | 18:20

Ragip Xhaka, babai i futbollistëve të njohur Granit dhe Taulant Xhaka, ka qenë i ftuar në emisionin “Canapé”, të cilin e moderoi Syzana Hajradini.

Në këtë intervistë të mbushur me emocione, ai ndau rrëfime të veçanta nga jeta familjare dhe hapat e parë të djemve të tij drejt botës së futbollit.

Duke kujtuar fëmijërinë e tyre, Xhaka tregoi se Taulanti ka qenë më i përkëdhelur, ndërsa Graniti më i pavarur. Ai theksoi se që në moshë të vogël djemtë kishin treguar pasion të madh për futbollin dhe se si prindër, ai dhe bashkëshortja e tij i kishin mbështetur maksimalisht.

“Qëllimi jem nuk ka qenë kta mu bo ku janë”, tha Xhaka, duke folur për rrugëtimin e tyre nga fëmijëria deri në nivelin më të lartë të futbollit profesionist.

Ai tregoi edhe sakrificat e familjes për të mbështetur djemtë në këtë rrugë, duke nënvizuar se sukseset e tyre janë rezultat i punës së palodhur dhe disiplinës së tyre.

Se çfarë ka thënë më shumë në lidhje me këtë, e mësoni duke klikuar në videon e mëposhtme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ragip Xhaka, kandidat për deputet nga radhët e PDK-së, ka…