34 të vdekur dhe mbi 4 mijë raste të reja me Covid në Itali

12 shtator 2021 | 17:21

Autoritetet shëndetësore në Itali kanë raportuar sot 4,664 reja raste me koronavirus nga  267,358 testime të kryera. Një ditë më parë u njoftuan 5,193 infeksione nga 333,741 teste.

Në 24 orët e fundit 34 qytetarë e kanë humbur jetën si pasojë e virusit. Ndërsa që nga fillimi i pandemisë numri i viktimave ka shkuar në 129,919.

Pranimet në repartet e zakonshme janë ende në rënie katër më pak se një ditë më parë, ndërsa ata në kujdes intensiv po rriten pak (+12). Aktualisht pozitivë me Covid në të gjithë vendin janë 127.334.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarët e komunave i përkrahin masat e reja antiCOVID-19 të…