35-shi i PDK-së, Lulzim Aliu kandidat për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit
Lulzim Aliu ka bërë të ditur kandidaturën e tij për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit, ku do të garojë me numrin 35.
Përmes një njoftimi në Facebook, Aliu tha se angazhimi i tij politik do të vazhdojë me përkushtim të plotë, me synimin që zëri i qytetarëve të dëgjohet fuqishëm dhe që Ferizaj e Kosova të ecin drejt zhvillimit dhe perspektivës.
Ai theksoi se zgjedhjet duhet të sjellin stabilitet politik, mirëqenie dhe progres institucional për vendin, duke i cilësuar ato si të domosdoshme në kohën aktuale.
Aliu falënderoi degën e PDK-së në Ferizaj dhe lidershipin e partisë për besimin dhe mbështetjen, veçanërisht kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza.
“Na priftë e mbara dhe dalshim faqebardhë”, ka shkruar Aliu.



