35 të vdekur pas tollovisë në varrimin e Soleimanit

07 janar 2020 | 12:32

Së paku 35 persona kanë vdekur pas tollovisë së shkaktuar nga numri i madh i të pranishmëve në varrimin e ish komandantit të ushtrisë iraniane, Qasem Soleimani.

Viktimat janë shkaktuar pas një stampede apo shtyrjes në turmë, shkruajnë mediet iraniane.

Këto vdekje çojnë në shtyrjen e ceremonisë së varrimit të Soleimanit, i cili u vra të premten pas një operacionit të ushtrisë amerikane.

Koha e re e varrimit thuhet se do të bëhet më dije gjatë ditës.

Ai do të varroset në vendlindjen e tij në Kerman, aty ku afërsisht miliona njerëz kanë pushtuar rrugët për ta ndjekur funeralin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, po përballet me…