35 vjet nga vrasja e pesë të rinjve shqiptarë

27 janar 2025 | 09:50

Më 27 janar 1990, në demonstratën e zhvilluar në Brestovc të Rahovecit janë vrarë nga plumbat e policisë serbe të rinjtë Nesimi Elshani nga fshati Nagavc, Agron Fetahu nga fshati Celinë, Halim Hoti nga Krusha e Madhe dhe Hilmi Krasniqi nga Hoça e Vogël.
Përveç këtyre të rënëve për liri, në demonstratën e zhvilluar atë ditë ishin plagosur rreth 60 demonstrues të tjerë paqësorë.
Në të njëjtën ditë, 27 janar 1990, në demonstratën e zhvilluar në Pejë, policia serbe e vret edhe të riun Fatmir Ukaj (18 vjeçar) dhe i plagosë shtatë demonstrues.
Gjaku i këtyre dëshmorëve, ashtu si dhe i të gjithë dëshmorëve tjerë, qëndron fuqishëm në themelet e çlirimit dhe shtetit të Kosovës.

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosoves, ditën e dielë ka mbajtur tubim…