Ekzekutohen edhe mbi 16 milionë euro për bizneset

15 tetor 2020 | 13:42

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), ka bërë ekzekutimin e pjesës së dytë të mjeteve në mbështetje financiare për bizneset. Shuma e ekzekutuar kap vlerën e 16 424 476 milionë eurove për gjithsej 11 244 biznese të cilat i kanë plotësuar kushtet dhe kriteret e parapara me programin për rimëkëmbje ekonomike tjera.

“Bëjmë me dije se, dy ditë më parë MEA ka bërë pagesën e parë në vlerë prej 37 710 730 milionë euro subvencione për 15 474 biznese. Theksojmë se kjo shumë ndahet në zbatim të Programit për rimëkëmbje ekonomike i miratuar ditë më parë nga Qeveria e Republikës së Kosovës ku vlera totale e këtij program është 60 milion euro. Pjesa e mbetur dhe bizneset tjera të cilat akoma nuk kane pranuar mjetet do të paguhen në ditët në vijim ku e ritheksojmë se do të përfitojnë të gjitha bizneset të cilat kanë aplikuar sipas kritereve të parapara”, ka njoftuar MEA-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak,…