Meta: Grupet kriminale marrin përsipër kontrollin elektoral të qarqeve

15 tetor 2020 | 16:12

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta,  ka thënë se grupet kriminale marrin përsipër kontrollin elektoral të qarqeve të caktuara.

Ai ka thënë se shpërthimi i kanabisit në vit zgjedhor është traditë që përdoret si mjet përfitimi për grupet kriminale.

“Shpërthimi i kanabisit në vit zgjedhor është traditë e njohur tashmë për t’u përdorur si mjet përfitimi për grupet kriminale që marrin përsipër kontrollin elektoral të qarqeve të caktuara por edhe si mjet shantazhi ndaj shumë hallexhinjve që në mungesë të mbështetjes shtetërore për aktivitetet bujqësore, blegtorale, të agrobiznesit dhe agroturizmit janë të detyruar të bëhen punëtorë të këtyre grupeve kriminale. Bosët e vërtetë kurrë nuk preken por shpesh për të prodhuar statistika fiktive, arrestohen gra dhe burra të moshuar si grup i strukturuar kriminal”, ka thënë Meta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, i shoqëruar nga komandanti i…