36 të vdekur nga protestat në Iran, mbi 2 mijë persona të arrestuar
36 persona janë vrarë në 10 ditët e fundit gjatë protestave që kanë shpërthyer në të gjithë Iranin. Agjencia e Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut, HRANA tha se 34 nga vdekjet e konfirmuara ishin protestues, ndërsa dy ishin të lidhura me forcat e sigurisë.
Autoritetet iraniane nuk kanë publikuar një numër zyrtar të të vdekurve, por kanë thënë se tre forca sigurie janë vrarë. HRANA tha se më shumë se 60 protestues janë plagosur dhe 2,076 persona janë arrestuar në trazirat, të cilat janë shkaktuar nga kriza ekonomike dhe janë përhapur në 27 nga 31 provincat e vendit.
Në një spital në Teheran u hodh gazi lotsjellës gjatë përleshjeve midis protestuesve dhe forcave të sigurisë në ditën e 10-të të protestave masive në Iran. “Për të shpërndarë turmën, gaz lotsjellës u përdor në një rrugicë pranë spitalit në Sina , në qendër të kryeqytetit,” shpjegoi agjencia, pasi pamjet e gazit lotsjellës që u shpërndanë në mediat sociale. /Euronews



