
38-shi i PDK-së, Tefik Tarashaj: Prizreni pa balotazh
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për Asamblenë Komunale të Prizrenit, Tefik Tarashaj, i cili garon me numrin 38 në listën zgjedhore të partisë, ka deklaruar se puna e bërë deri më tani dhe angazhimet e planifikuara do ta bëjnë PDK-në fituese të zgjedhjeve pa balotazh në Prizren.
Tarashaj ka theksuar se lista e PDK-së për Asamblenë Komunale, e udhëhequr nga Kujtim Gashi si bartës i listës dhe me Shaqir Totajn si kandidat për kryetar të komunës, përfaqëson ofertën më të mirë për qytetarët e Prizrenit. “Me punët që janë bërë dhe me ato që po i premtojmë për qytetin dhe fshatrat e Prizrenit, do të dalim fitimtar pa balotazh. Lista jonë është më e mira për qytetarët e Prizrenit,” ka deklaruar Tarashaj, duke kërkuar mbështetjen për listën e PDK-së dhe për Shaqir Totajn si kryetar të ardhshëm të komunës.