38 vatra zjarri në 24 orët e fundit në Shqipëri

10 gusht 2025 | 14:26

Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë, në raportimin e saj të përditshëm tashmë, ka bërë me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 38 vatra zjarri, 7 prej të cilave janë ende aktive.

Situata më e rënduar është në Finiq aty ku 51 familje në Velahovë dhe Livinë janë evakuuar për shkak të rrezikut që flakët sollën.

Në vatrën e zjarrit mbi fshatin Bistricë po operohet me mjete nga MZSH dhe efektivë të FA. Gjithashtu vazhdon me intensitet puna për shuarjen e vatrës mbi fshatin Dhrovjan dhe Krongj.

Vatrat e sipërpërmendura kanë shtrirje të madhe dhe në terren të thyer dhe për këtë arsye për shuarjen e tyre po ndihmojnë dhe një helikopter i FA dhe një avion kroat Kanadair, njofton Euronewsal, transmeton Klankosova.tv.

Po ashtu vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në në afërsi të Tunelit të Skërficës, te maja e Lucës, në fshatin Bolenë, të Himarës, në fshatin Malaj i Epërm në Rrëshen dhe Malin e Allushin në Klos.

Në bashkinë Poliçan, jashtë territorit të Uzinës Mekanike ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte. Zjarri është nën kontroll që prej mbrëmjes së djeshme dhe ditën e sotme janë angazhuar 15 forca zjarrfikëse të MZSh-së në Poliçan.

Vatra e fundit është regjistruar në fshatin Zagore, njësia administrative Shkrel, bashkia Malësi e Madhe  ku po punohet në terren të vështirë për shuarjen e zjarrit në një sipërfaqe me shkurre dhe barishte.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Evertoni po vazhdon të ecë përpara në negociatat për transferimin…