39 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

09 mars 2026 | 08:42

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 16 aksidente me të lënduar dhe 23 të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 1902 trafiku.

Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 14 persona, prej të cilëve 11 i ka dërguar në mbajtje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i ShBA-së, Donald Trump tha të dielën se forcat…