4.000 dyshekë drejt Kubës, Comodita zgjeron tregun në kontinentin amerikan

30 korrik 2025 | 22:09

Nga zemra e fabrikës së Comoditas në Gjakovë, një ngarkesë prej 4000 dyshekësh po kalon oqeanin Atlantik për të mbërritur në brigjet e Kubës.

“Çdo dyshek që do të dërgohet është i ndërtuar me materialet e standardit më të lartë ndërkombëtarë nga kompani të ndryshme të akredituara, për menaxhimin e cilësisë, menaxhimin e mjedisit, për sigurinë edhe shëndetin”, thekson Rrona Gruda, menaxhere e laboratorit të Comoditas.

Këta dyshekë, pjesë e “Devolli Corporation”, përfaqësojnë një kombinim të shkencës së gjumit me mjeshtërinë kosovare.

“Të gjithë këto dyshekë janë të ndërtuar nga shkuma memory, si dhe kombinimi i sistemit të sustave të cilët i japin qëndrueshmëri si dhe cilësi të lartë të gjitha produkteve”, shton Gruda.

Procesi i prodhimit është i rreptë dhe i detajuar, duke filluar nga prodhimi i sfungjerit, prerja e shtresave, ngjitja, qepja e mbështjellësve, e deri te ngarkimi për eksport.

“Pjesë të kontrollës së cilësisë kemi 20 punëtorë, inspektorë që monitorojnë çdo hap, për t’u siguruar që çdo produkt kontrollohet 100% para se të ofrohet te klientët”, shpjegon ajo.

Për Comoditan, kjo nuk është thjesht një marrëveshje tregtare, por një hap për të çuar emrin e Kosovës në tregjet ndërkombëtare.

Me këtë dërgesë, Comodita jo vetëm që zgjeron tregun përtej Atlantikut, por kthehet në një ambasador të inovacionit dhe rehatisë kosovare në Karaibe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një cunami i fuqishëm është paralajmëruar sot në disa pjesë…