4 699 biznese te reja janë regjistruar gjatë periudhës janar – prill të këtij viti

06 maj 2026 | 13:02

Në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve Kosovare (ARBK), që vepron në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), gjatë periudhës janar – prill të këtij viti, janë regjistruar 4,699 biznese te reja, ndërsa janë mbyllur 477 biznese.

Gjatë periudhës 1 janar deri më 30 prill 2026, janë regjistruar 4,699 biznese të reja, sipas llojit të bizneseve: 1,119 – Biznese Individuale; 3,561 Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar; 12 Degë të Shoqërive të Huaja; 6 Shoqëri Aksionare; 1 Zyrë e Përfaqësisë së Huaj.

Po ashtu, gjatë kësaj periudhe, janë mbyllur 477 biznese, sipas llojit të bizneseve: 371 Biznese Individuale; 99 Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar; 6 Degë të Shoqërive të Huaja; 1 Ortakëri e Përgjithshme.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit dhe Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve Kosovare kanë theksuar se mbeten të përkushtuara në mbështetje të përhershme të bizneseve, duke garantuar cilësi, shpejtësi dhe përkushtim në çdo shërbim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati i Popullit, Naim Qelaj, u ka dërguar një letër…