4 mijë tifozë pritet të lejohen në Angli, por vetëm në disa stadiume

23 nëntor 2020 | 21:58

Anglia do të lejojë deri në 4000 tifozë në aktivitetet sportive në ambient të hapur në zonat me rrezik të ulët, kur izolimi kombëtar të shfuqizohet në 2 dhjetor, raporton BBC.

Kryeministri i Anglisë, Boris Johnson pritet që të shpallë gjatë pasdites edhe për grumbullimet e njerëzve në zonat me rrezik të lartë, ku nuk do të lejohen fare tifozë, qoftë edhe për sportet në ambiente të hapura.

Gjithsesi britanike shkruajnë se klubet e futbollit, për të cilat është edhe interesi më i madh, nuk janë kontaktuar ende nga qeveria lidhur me këto plane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, Kujtim Gashi thotë se Qeveria e ka…