4-shi i PDK-së, Hoxhaj me batutë tjetër nga fabrika në Podujevë: Fushata duhet me qenë me spec… (video)

09 dhjetor 2025 | 14:03

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me numrin 4, Enver Hoxhaj, ka qëndruar të martën në Podujevë në kuadër të parafushatës për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Gjatë bashkëbisedimit me punëtorët e fabrikës së specit “Besiana”, ai ka krahasuar energjinë e fushatës me produktin e fabrikës.

“Fushata duhet me qenë me spec, apo jo!? Nëse fushata nuk është me spec, nuk dhez”, ka thënë Hoxhaj, duke qeshur bashkë me të pranishmit.

Videoja e publikuar nga vetë ai  në “Facebook” tregon vizitën në linjën e prodhimit të “Besiana”-s, ku Hoxhaj ka vlerësuar punën e fabrikës dhe kontributin e saj në ekonominë lokale të Podujevës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Timothee Chalamet dhe Kylie Jenner tërhoqën vëmendjen në daljen e…