
4-shi i PDK-së në Gjilan: Përlepnica i tha po PDK-së dhe kandidatit për kryetar Riad Rashitit
01 tetor 2025
| 09:18
Partia Demokratike e Kosovës në Gjilan po vazhdon fushatën zgjedhore.
Mbrëmë kandidati për kryetar i kësaj partie në Gjilan, Riad Rashiti, së bashku edhe me kandidatë për asamble kanë mbajtur takim me banorët e Përlepnicës.
“Përlepnica e Zija Shemsiut dhe Xhavit Ahmetit në mbrëmje i tha po PDK-së, po kandidatit Riad Rashiti. Por pati edhe nje mesazh për rivalët politikë”, ka shkruar në “Facebook”, 4-shi i PDK-së për asamble në Gjilan, Izmi Zeka.