4 shqiptar të vdekur e një i lënduar si pasojë e rënies së skelëve në Vjenë

17 mars 2026 | 21:06

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në një kantier ndërtimi(Baustell) në “Bezirkun” Alsergrund të Vjenës, konkretisht në kryqëzimet e rrugëve Liechtensteinstraße/Thurngasse, Porzellangasse/Grünentorgasse dhe zonën përreth Bauernfeldplatz, raporton albinfo.at.

Sipas raporteve fillestare, në këtë aksident që përfshinte disa persona, ndodhi gjatë punimeve të betonit, janë thyer skelet dhe disa punëtorë kanë rënë në oborrin e një ndërtese të vjetër, shkruajnë mediat austriake përcjell albinfo.at

E si pasojë e këtij aksidenti 4 kosovarë kanë vdekur.

“Me dhimje te thell moren lajmrin per humbjen jetes se djalit te Axhes i i cili tragjikisht humbi jeten ne vendin e punes ne Vien te Austris bashk me 3 shoket e tij nga Kosova.”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, reagoi përsëri ndaj spekulimeve në mediat…