“+4 vjet kryetar”: Shaqir Totaj zyrtarizon kandidaturën për kryetar të Prizrenit

09 korrik 2025 | 00:08

Kryetari aktual i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka zyrtarizuar të martën kandidaturën e tij për një mandat të dytë në krye të komunës.

Ceremonia u zhvillua në oborrin e shtëpisë së “Shani Efendisë”, pranë Kinemasë “Lumbardhi”, duke shënuar nisjen e fushatës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në këtë komunë.

Në ngjarje mori pjesë edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili shprehu mbështetjen për Totajn dhe për vizionin e partisë për zhvillimin e Prizrenit.

Pas shpalljes së kandidaturës, Totaj publikoi një mesazh në rrjetet sociale: “Faleminderit Prizren. Vazhdojmë +4 me shumë punë të mira për qytetin e zemrës.”

Shaqir Totaj e udhëheq Komunën e Prizrenit që nga viti 2021 dhe kërkon të vazhdojë punën për zhvillimin e qytetit historik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sahit dhe Nazmije Raci, nga fshati Siqevë i Klinës, jetojnë…