41 vjeçari që vdiq në aksident në Kroaci ishte pjesë e Komandës së Forcave Ajrore

26 shkurt 2023 | 22:33

Gazmir Korbi, i cili humbi jetën tragjikisht pas aksidentit të rëndë në Kroaci, ishte pjesë e komandës së Forcës Ajrore.

Lajmi është bërë me dije nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi. Në një postim në Facebook, Peleshi ka shprehur ngushëllimët për ndarjen e parakohshme nga jeta të Korbit.

“I dhimbshëm lajmi i ndarjes nga jeta të Gazmir Korbit, në aksidentin e ndodhur në Kroaci. Ai nuk mundi të kthehej më mes kolegëve të tij në kompaninë e mbështetjes në Komandën e Forcës Ajrore pas lejes së zakonshme. Ngushëllime familjes për këtë humbje të madhe dhe të parakohshme!”, shkruan Peleshi.

Ngjarja e rëndë ndodhi në autostradën A1 në Kroaci, ku autobusi u përmbys në pjesën anësore të rrugës. Korbi humbi jetën ndërsa mbetën të plagosur disa pasagjerë të tjerë. Sipas raportimeve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:43 minuta të së shtunës dhe kjo situatë u shoqërua me bllokim të rrugës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nuk ka dhënë fitues derbi i xhiros së parë në…