42 aktakuza ndaj 59 personave u ngritën gjatë 24 orëve

05 qershor 2025 | 10:31

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 42 aktakuza kundër 59 personave, për vepra të ndryshme penale.

Bëhet e ditur se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar 29 persona, si dhe është paraqitur një kërkesë për caktimin e paraburgimit për një  person.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë kësaj periudhe ka ndaluar dy  persona si dhe ka ngritur 22 aktakuza kundër 32 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, 19 persona të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur tetë aktakuza kundër nëntë personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërkaq në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një person të dyshuar, si dhe ka ngritur dy  aktakuza kundër dy personave, për vepra të ndryshme penale.

Kurse, Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar katërpersona, në kohëzgjatje prej 48 orëve .

Dy persona janë ndaluar në Gjakovë, kurse Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tri aktakuza kundër tre personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria në Ferizaj, gjatë 24-orëve të fundit,  ka ndaluar një person të dyshuar  dhe ka ngritur pesë aktakuza kundër  11 personave për vepra të ndryshme penale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Albinot Maloku Sot Kosova ndodhet përballë një krize politike dhe…