42-shi i PDK-së, Nait Hasani: Anamoravë, faleminderit për mikpritje!

05 shkurt 2025 | 09:05

Kandidati për deputet, Nait Hasani i ka falënderuar qytetarët e Anamoravës për pjesëmarrjen masive në tubimin elektoral të organizuar nga PDK-ja në Gjilan.

42-shi i PDK-së, Nait Hasani në falënderimin e tij për mbështetje masive në Gjilan ka thënë se kryeministrit në ardhje, Bedri Hamza ka premtur se autostradën Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë dhe stadiumin e qytetit do t’i përfundoj.

“Kryeministri në ardhje, Bedri Hamza premtoi! Autostradën Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë, Stadiumin e qytetit, i cili ka mbetur punishte e hapur, Dhe kampusin universitar “Kadri Zeka” do ta rregullojmë!

Anamorava gjithmon mikpritëse, faleminderit për mbështetjen për Partin Demokratike të Kosovës”, ka shkruar kandidati për deputet, numri 42, Nait Hasani.

#PDK131 ✅

#bedrihamzakryeminister1 ✅

#naithasani42 ✅

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Industria e drurit është një prej sektorëve të prekur nga…