426 pacientë të infektuar me Covid të shtrirë në spitalet e Kosovës

11 maj 2021 | 11:49

Pacientët e sëmurë nga Sars-Cov-2, po vazhdojnë të marrin tretman mjekësor në kuadër të klinikave Covid dhe spitaleve të përgjithshme të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.

Nga raportet e datës 11 maj 2021 nga klinikat COVID të QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme, janë duke u trajtuar 426 pacientë.

“309 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 31 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 319 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë”, ka njoftuar ShSKUK-ja.

Në QKUK janë të shtrirë 179 pacientë

14 prej tyre në gjendje të rënduar
130 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë
145 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave

Klinika Infektive, 77 pacientë
Klinika Infektive II (mjekësia sportive), 15 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 70 pacientë
Mjekimi Intensiv -COVID, 15 pacientë + 3 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive
Klinika e Pediatrisë, 1 pacient
Klinika e Gjinekologjisë, 1 paciente

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 247 pacientë

17 prej tyre në gjendje të rënduar
179 të konfirmuar pozitivë
174 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Prizrenit, 43 pacientë
Spitali i Gjakovës, 45 pacientë
Spitali i Pejës, 54 pacientë
Spitali i Gjilanit, 35 pacientë
Spitali i Ferizajt, 34 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 28 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 8 pacientë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
AS Roma është futur në garë për kartonin e Iscos,…