43-vjeçari nga Kërçova e mbyt ariun me veturë (Foto)

06 tetor 2021 | 14:24

Një 43-vjeçar nga Kërçova e ka mbytur me veturë një ari.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmë në autostradën Shkup-Tetovë, raporton “Alsat-M”.

Ngjarja është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i sektorit i Punëve të Brendshme, Marjan Josifoski.

Josifoski ka thënë se nuk është raportuar për ndonjë të lënduar nga ky aksident.

“Sonte rreth orës 02:20 të mëngjesit, në autostradën Tetovë-Shkup, në afërsi të vendit të quajtur ‘Karpallak’, një automjet ‘Skoda’ me targa të Shkupit, i drejtuar nga 43-vjeçari F.O. nga Kërçova ka goditur dhe ka vrarë një ari. Nuk ka persona të lënduar nga aksidenti”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhomat e Specializuara të Gjykatës së Hagës e kanë publikuar…