43-vjeçari që vdiq në aksidentin në Dollc, la pas vetes gruan me 3 fëmijë. Ishin bashkë në makinë
18 maj 2026
| 13:59
43-vjeçari Driton Isa Haliti, ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Dollc të Klinës.
Siç raporton gazetarja e Klan Kosovës, Amantina Hasani, i ndjeri në makinë gjendej së bashku me bashkëshorten dhe tre fëmijët e mitur.
“Ai ka qenë në makinë së bashku me bashkëshorten dhe tre fëmijët e mitur. Të katër këta janë dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërsa njëri nga ta është dërguar në QKUK, e një tjetër ka vazhduar trajtimin në spital. Dy të tjerë janë liruar për në shtëpi”, tha Hasani.
Ajo shtoi se përmes burimeve të televizionit, është mësuar se familja po kthehej nga pushimet në Turqi.



