“43 vjet punë, vetëm 39 euro rritje pensioni”, rrëfimi i pensionistit që protestoi para Kuvendit

23 qershor 2026 | 08:56

Doli në pension në vitin 2016, por që nga ajo kohë pensioni i tij është rritur vetëm me 39 euro.

Për këtë arsye, Ramadan Mehmeti vendosi të protestojë për disa ditë pranë Kuvendit të Kosovës, duke qëndruar me gojën e mbyllur dhe duart e lidhura, si shenjë pakënaqësie ndaj rritjes së vogël të pensionit

Mehmeti pati edhe një bluzë të veshur me mbishkrimin:

“43 vjet punë, prej 2016-të pensionin e kam të rritur për 37 euro ose 19%. Dita 8.60 euro”.

Sot në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova ai foli më gjerësisht për këtë formë të shprehjes së pakënaqësisë së tij.

Pensionisti tha se ndihet i dëmtuar dhe i neglizhuar nga shteti, duke theksuar se për vite me radhë nuk ka marrë mbështetjen që, sipas tij, i takon.

“Në kohën kur kam dalë në pension, buka ka qenë 15 deri në 20 centë, flokët e mia kur kam dalë në pension i kam hequr me 1 euro e gjysmë, tani i paguaj 7 euro. Atëherë paga minimale ka qenë 100 a 150 euro… nuk e di taman sa ka qenë, tani është 450 euro, ndërsa mua mu ka rritë për 20%”, tha ai në Klan Kosova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkencëtarët kanë ndërtuar “orët bërthamore” të parat në botë, një…