
434 raste të reja me Covid vetëm në Prishtinë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se nga 767 rastet e reja me Covid, vetëm në Prishtinë gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar nga koronavirusit 434 persona.
Pas Prishtinës, Gjilani, Mitrovica, Gjakova, Ferizaj dhe Fushë Kosova kanë numrin më të madh të rasteve të reja me Covid.
“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 434 raste, Gjilan 58 raste, Mitrovicë 41 raste, Gjakovë 33 raste, Ferizaj 31 raste, Fushë-Kosovë 29 raste, Lipjan 16 raste, Viti 14 raste, Vushtrri 13 raste, Skenderaj 12 raste, Kamenicë 11 raste, Podujevë 11 raste, Rahovec 11 raste, Prizren 9 raste, Obiliq 8 raste, Suharekë 7 raste, Drenas 5 raste, Kaçanik 5 raste, Deçan 4 raste, Pejë 4 raste, Shtime 4 raste, Dragash 2 raste, Klinë 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Istog dhe Novobërdë”, ka njoftuar IKShPK-ja.