44-shi i PDK-së, Ilir Murtezaj: Vetëm të bashkuar mund ta çojmë Kosovën përpara!

13 dhjetor 2025 | 00:21

Ish-drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, ka folur për misionin e partisë, që të bashkuar të punojnë për Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Murtezaj ka shkruar se gjatë gjithë përvojës së tij në institucione të ndryshme, rëndësi kanë pasur rezultatet dhe shteti.

Sipas tij, tashmë ka ardhur koha që bashkëpunimi të shtrihet në nivel vendi dhe Kosovë të ecë përpara.

“Për mua, në cilëndo pozitë që kam qenë, rëndësi kanë pasur vetëm rezultatet dhe shteti. Gjatë karrierës sime kam punuar me të gjitha qeveritë dhe me individë, pavarësisht përkatësisë së tyre partiake, sepse besoj se institucionet funksionojnë vetëm me bashkëpunim.

Sot është koha që kjo qasje të shtrihet në nivel të vendit sepse vetëm të bashkuar mund ta çojmë Kosovën përpara!”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së, Nait Hasani, së bashku me kandidatët tjerë…