47 për qind e qytetarëve të Prishtinës kanë qenë të infektuar me Covid

02 korrik 2021 | 13:23

Komuna e Prishtinës ka prezantuar gjetjet e dy hulumtimeve në lidhje me seroprevalencën e SARS-COV-2.

Me këtë rast, kryetari i kësaj komune, Shpend Ahmeti ka thënë se nga hulumtimet që kanë bërë ka rezultuar se rreth 47 për qind e qytetarëve të komunës së Prishtinës kanë qenë të infektuar me Covid-19.

“Faktet kryesore të cilat janë për qytetarët është se rreth 47 për qind e qytetarëve të Komunës së Prishtinës kanë dal pozitiv me Covid. 48 për qind e punëtorëve shëndetësorë janë pozitiv ose me test serelogjik ose me PCR. 17 për qind janë serologjik pozitiv ndërsa rreth 39 për qind pozitiv me test PCR. Nga punëtorët tonë në QKMF, pak mjek ka pasur që nuk kanë qenë të infektuar”, ka thënë ai.

No description available.

Ahmeti ka thënë se rreth 21 për qind e punëtorëve komunal kanë rezultuar pozitiv në testin serologjik.

Pavarësisht që kanë rënë numrat e të infektuarve, kryetari Ahmeti ka thënë se vaksinimi është i domosdoshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh drejtor…