48 dështimet e Kuvendit, Koci aplikon në librin e rekordeve Guinness: Kjo nuk ka ndodhur askund në botë

17 korrik 2025 | 14:47

Avokati Arianit Koci, ka njoftuar se 48 dështimet për konstituimin e Kuvendit i ka adresuar edhe në librin e rakordeve Guinness. Ai ka treguar se ka aplikuar për regjistrimin e këtij rekordi në këtë libër.  Koci ka shkruar në “Facebook” se një gjë e tillë nuk ka ndodhur askund në botë.

“Aplikova në Librin e Rekordeve Guinness.  Si qytetar i Kosovës, e paraqita rastin absurd që po ndodh në vendin tim: 48 herë rresht ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Po, dyzet e tetë tentime dhe ende pa Kuvend funksional. Turp, turp, turp! Sipas meje, kjo nuk ka ndodhur askund në botë, as në vendet me krizë të thellë institucionale. Madje, as në shtetet me përçarje etnike, sektare apo politike. Vetëm te ne, në një shtet që vetëquhet demokratik. Ky veprim është në vazhdën e protestës sime qytetare, që kam nisur para Kuvendit”, ka shkruar ai, duke u shprehur optimist që Guinnessi do ta pranon aplikimin e tij.

“Bllokimi i institucioneve tani është çështje e rendit demokratik, e të drejtave të qytetarëve dhe e funksionimit të shtetit. Nëse Guinness e pranon, të paktën ta dimë që jemi ‘të parët në botë’ për diçka, për një rekord turpi!”, ka shkruar Koci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ky numër i veçantë i magazinës albinfo.ch është një homazh…