5 marsi, afati i fundit për zgjedhjen e presidentit të ri, asnjë lëvizje nga Albin Kurti

21 shkurt 2026 | 14:42

5 marsi po afrohet si afati i fundit për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, ndërsa deri më tani nuk ka sinjale konkrete për hapat që do të ndërmerren nga shumica parlamentare.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili gëzon shumicën në Kuvendin e Kosovës, ende nuk e ka bërë të qartë rrugën që do të ndjekë për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Mbetet e paqartë nëse ai do të propozojë sërish kandidaturën e Vjosa Osmanit për një mandat të ri, apo nëse do të procedojë me një emër tjetër për postin e presidentit.

Presidentja Osmani ka shprehur më herët ambicje për të vazhduar edhe për një mandat të dytë, por deri tani nuk ka pasur konfirmim zyrtar nga shumica parlamentare për mbështetjen e saj.

Edhe pse është paralajmëruar nisja e konsultimeve me partitë politike për të arritur një konsensus sa më të gjerë për zgjedhjen e presidentit, deri më sot nuk është raportuar për ndonjë takim apo iniciativë konkrete nga kreu i LVV-së në drejtim të partive të tjera parlamentare.

Me kohën që po shkon drejt fundit, mbetet të shihet nëse do të ketë lëvizje të shpejta politike për të shmangur një krizë të mundshme institucionale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),…