5 milionë euro për ndërtimin e gjimnazit “Frang Bardhi” dhe shkollës së muzikës “Tefta Tashko”

14 maj 2026 | 11:36

Në kuadër të shënimit jubilar të 80-vjetorit të themelimit të gjimnazit “Frang Bardhi”, në këtë aktivitet mori pjesë edhe Kryetari i Komunës, Faton Peci, i cili ndau një lajm të shumëpritur për qytetarët: ndërtimin e ri të këtij gjimnazi, si dhe të shkollës së muzikës “Tefta Tashko” në Mitrovicë, investim në vlerë prej 5 milionë euro.

Kryetari Faton Peci tha se Gjimnazi i Mitrovicës mbart histori, kujtime e përjetime nga më të mirat e deri tek ato më të vështirat.

“Nga këto shkolla dolën figura të ndritura në nivel vendi dhe më gjerë, dëshmorë, krijues të kulturës, sportit e artit, profesorë, doktorë, personalitete kredibile të institucioneve, që lanë gjurmë të pashlyeshme në ndërtimin e të ardhmes së vendit tonë”, është shprehur kryetari Peci.

Ai ka potencuar se do të vazhdojnë edhe me investime të tjera për të përmirësuar kushtet dhe cilësinë e zhvillimit të arsimit në Mitrovicë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se masakrat në…