‘5 qendra të kujdesit ditor për pensionistë dhe hapësira takimi në çdo lagje. Ky është plani im’

08 tetor 2025 | 11:41

Kandidatja e PSD-së për kryetare të Prishtinës, Besa Shahini, ka thënë se me ardhjen e saj në krye të kryeqytetit do të ndërtohen 5 qendra të kujdesit ditor për pensionistë dhe hapësira takimi në çdo lagje.

“Ky është plani im. Nga secila vizitë me pensionistë doli si nevojë e përbashkët hapësira ku ndajnë kohën, kujtimet dhe marrin shërbimet bazike (përfshirë ato shëndetësore). Falënderoj organizimin e palodhshëm të organizatës Jeta Vita, e cila me iniciativë individuale bashkon pensionistët me aktivitete si punime dore dhe biseda e argëtim. Faleminderit për mikpritjen!”, ka shkruar në “Facebook” Shahini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja shqiptare e zhvilloi pasditen e djeshme e plotë seancën…