5 receta të shpejta për një mëngjes të shëndetshëm

22 maj 2020 | 11:32

Vlerat ushqyese të perimeve janë të mëdha, prandaj do të bënit mirë t’i konsumonit jo vetëm gjatë ditës, por edhe në mëngjes. Agroweb.org sugjeron disa receta të shijshme, të shpejta dhe shumë të shëndetshme me bazë perimesh që mund t’i përgatisni për mëngjes. Mos harroni që mëngjesi është një vakt shumë i rëndësishëm, kështu që mos e anashkaloni kurrë.

Brokoli me vezë të skuqur

Në fillim ziejmë për 10 minuta brokolit e ndara në lule të vogla. Më pas në tigan hedhim dy lugë gjelle me vaj ulliri, e lëmë pak të nxehet dhe më pas hedhim vezët sy. U hedhim pak kripë dhe i lëmë të skuqen pak apo shumë sipas preferencës.

Krepa me miell misri me spinaq dhe djathë të bardhë

Brumin e krepave e përgatisni me miell misri në vend të miellit të grurit. Për mbushjen e një krepe, në një tigan hidhni një grusht me spinaq. Lëreni në zjarr sa të avullojë uji, hidhini pak kripë, vaj ulliri dhe thërrime djathi dhe mbushni krepën.

Omletë me spinaq dhe avokado

Grini një grusht me spinaq, gjysmë avokado të prerë në kubikë. Hidhni në një tas dy vezë, pak kripë dhe rrihini fortë. Më pas shtoni spinaqin dhe avokadon dhe përzjejini bashkë. Vendosni një tigan në zjarr. Hidhni pak vaj ulliri dhe shtroni omletën. Lëreni të skuqet mirë nga njëra anë dhe më pas kthejeni nga ana tjetër.

Vezë dhe spinaq

Grini një grusht me spinaq. Vendosni një tigan në zjarr. Hidhni spinaqin e grirë hollë dhe lëreni sa të avullojë uji, hidhini më pas pak vaj ulliri, kripë dhe hidhni vezët sy që të skuqen.

Lulelakër të skuqur me vezë

Në fillim ziejmë për 10 minuta lulelakrat e ndara në lule të vogla. Më pas në tigan hedhim dy lugë gjelle me vaj ulliri, e lëmë pak të nxehet dhe më pas hedhim lulelakrat dhe vezët sy. U hedhim pak kripë dhe i lëmë të skuqen pak apo shumë sipas preferencës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Brazili konfirmoi 1 188 viktima të tjera vetëm gjatë 24…