5 të shëruar dhe 46 raste reja me covid në Malishevë

18 gusht 2021 | 17:21

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 5 persona janë shëruar, të cilët kanë qenë të prekur me covid-19, ndërsa janë regjistruar edhe 46 raste të reja. Këto të dhëna janë të konfirmuara nga ana e IKSHPK, IRSHP në Prizren dhe QKMF në Malishevë, në komunikimin e rregullt me shtabin emergjent komunal në Malishevë.

Gjendja e përgjithshme me covid -19 në Komunën e Malishevës është kjo:

Nga fillimi i pandemisë, përkatësisht nga data 14 mars 2020, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 1438 raste, prej tyre 1079 janë shëruar, 52 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 307 raste.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munchen mposhti 3-1 Borussia Dortmund mbrëmjen e kaluar, duke…