5 viktima dhe 13 të plagosur nga bombardimet në Kharkiv

17 prill 2022 | 16:31

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe 13 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e bombardimeve në qytetin e Kharkivit.

Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet lokale.  “Ekipet e shpëtimit janë duke punuar në zonat e goditura,” raporton transmetuesi publik ukrainas Suspilne.

Kharkivi, i cili ndodhet në verilindje të Ukrainës, është ndër zonat që është përballur pothuajse vazhdimisht me predha gjatë rrjedhës së luftës.

Një numër i madh stacionesh metroje janë kthyer në strehimore në qytet, ndërsa disa banorë tashmë jetojnë nën tokë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përkundër që Gjykata Themeloren ka vendosur për pezullimin e tarifave…