5 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës e Izraelit, ky është urimi i ambasadores Ziv
01 shkurt 2026
| 13:27
Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Tamara Ziv, ka uruar pesëvjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve.
“Urime Izrael dhe Kosovë për pesëvjetorin e marrëdhënieve diplomatike. Uroj që të vazhdojnë të zhvillohen dhe të lulëzojnë”, ka shkruar ajo në “X”.
Izraeli e ka njohur Kosovën në shtator të vitit 2020 pas marrëveshjes së Uashingtonit.



