50 milionë euro për rinovimin e Pallatit të Rinisë e Sporteve në Prishtinë

17 dhjetor 2025 | 19:03

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, të mërkurën, ka njoftuar se Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë do t’i nënshtrohet një rinovimi të plotë në vlerë prej 50 milionë eurosh, në kuadër të përgatitjeve për organizimin e Lojërave Mesdhetare.

Sipas Çekut, investimi përfshin edhe sallën e djegur, me synimin që objekti të funksionalizohet plotësisht dhe të vihet në shërbim të sportistëve, artistëve dhe të rinjve të vendit.

“50 milionë euro për Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Rinovim total, përfshirë sallën e djegur, në përgatitje për Lojërat Mesdhetare dhe në shërbim të sportistëve, artistëve e të rinjve tanë”, ka deklaruar Çeku përmes një postimi në Facebook.

Ministri ka bërë të ditur se, në bazë të marrëveshjes me Bankën Evropiane për Investime, tashmë janë angazhuar studiot projektuese që do të hartojnë projektin e rijetësimit të Pallatit, hap ky i domosdoshëm për nisjen e punimeve.

Sipas tij, ekspertiza profesionale vendore dhe ndërkombëtare janë bashkuar për të ndërtuar një model modernizimi që i përgjigjet nevojave bashkëkohore dhe rikthen rolin e këtij objekti ikonë në jetën sportive, kulturore dhe rinore të kryeqytetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës…