Pershenderje i respektuari Muhamet,
Botona te lutem edhe kete shkim te shkruar nga une dhe nje koleg i imi Abdullah Begolli, meqe tema e energjis dhe e gazit eshte shume aktuale te ne, me qellim qe opinioni te njoftohet me te verteten. Perpos tekstit po te dergoj edhe dy foto ndaras qe jane pjes e shkreses.
Ne vazhdim artikulli:
PROJEKTI PËR FURNIZIM ME GAZ NË TOKAT SHQIPTARE PROJEKT KOMBTAR APO ANTIKOMBTAR ?
Autor:
Inxh. i dipl. Abdullah Begolli
Inxh. i dipl. Xhafer Murseli
Sa më tepër që po kalon koha, po shihet se ҫ’far kurthesh i janë bërë dhe po i bëhen shqiptarisë mbarë.
Ka kohë që po flitet edhe për furnizimin e shqiptarisë me gaz të huaj, i lëngshëm apo gaz natyror rus.
Burimet energjetike, kan qenë, janë dhe mbeten problemet kryesore të njerëzimit, saqë edhe luftat në botë, bëhen kryesishtë për përvetsimin e tyre.
Ka vite që përgjithësishtë mes shkrimeve analitike, librit etj., e kemi trajtuar punën e pasurive tona natyrore kombtare dhe veqanërisht të burimeve energjetike si baza kryesore e këtyre pasurive kolosale të cilat i posedon gjeografia shqiptare, e që njëherit janë edhe vet jeta ngase pa energji s`ka jetë.
Më tepër se ҫ’kemi shkruar në analiza dhe në librin Energjia rreth kësaj qështjeje s’kemi ҫ’të themi, megjithate për këtë projekt skajshmerisht kontraproduktiv ndiejm obligim për të thënë të verteten për opinion, meqë jemi njohës të mirë të kësaj fushe.
Cilido që të jetë qëllimi i fundit për projektin e gazit i cili sa vjenë e aktualizohët, shqiptarët nuk duhet kurrsesi ta pranojnë këtë projekt gazi si bazë për TC.
Pse s’duhët ta pranojnë:
1.
* Të eksportosh gaz nga jasht me qmime sot për sot marramendëse të cilat veshtir po i përballojn edhe shtetet e fuqishme të botës, e të flejsh mbi qymyr, do të thot te realizosh një vepër kriminale ndaj popullit tend.
* Tokat shqiptare janë më të pasurat në Evropë me burime energjetike, prandaj nuk kan nevoj për eksport të gazit të huaj.
* Mungon infrastruktura për transport të gazit.
* Sipas unionit Internacional IGU qe mirret me zhvillimet teknike dhe ekonomin të Gazit, bota ka vetem edhe 67 vite rezerva te gazit.
Burimi: https://www.dvgw.de/der-dvgw/dvgw-international/igu
* Edhe gazi sikurse edhe qymyri është burim fosil i energjis, i cili shkakton 50% më pak CO2 gjatë djegëjes se sa qymyri, por gazi përbëhet nga metani dhe mjafton një sasi shumë e vogël të rrjedh gjat përdorimit dhe të shkaktoj dëme katastofale të mjedisit, sepse methani ndikon 20 herë më keq në ngrohjen globale të ambientit se sa CO2.
Burimi: https://www.deutschlandfunk.de/forscher-warnen-erdgas-ist-ein-klimaschaedling-genau-wie.697.de.html?dram:article_id=469672
* Sa më shumë që kalon koha, rezervat e gazit natyror në botë zvoglohen, e më këtë rast aq më shumë qmimi i gazit shtrejtohet. Konsumatori shqiptar me standadrin që e ka sot në tokat shqiptare e ka të pa mundur t`i përbolloj ҫmimet drastike të rritjes linear të gazit. Në Gjermani edhe se ҫmimi i gazit është me i ult se në 11 shtetet tjera të Evropës, prapseprap qmimet e gazit janë bërë të pa përballueshme. Ja një shembull konkret:
Deri sa me datën 12 .11.2020 një KWh gaz ishte ishte 0,36 cent , sot me 27.10.2021 ҫmimi është 0,62 cent
(Një skjarim plotësues: 1 m³ gaz jep perafersisht 10 KWh).
Sipas statistikave të ministrisë së ambientit, mesatarisht për një vit familjet 4 antarshe me një banesë 100 m² hargjojn 16000 KWh gaz dhe paguajn 960 €, kurse një familje 6 anëtarshe me një banim 150 m² paguan 1440 € në vit. (pa llogaritur edhe shpenzimet e rrymës. Duhet ta harrojn të gjithë se një KWh gaz në kosovë do jet më ult se sa në Gjermani)
Ja pasqyra e rritjes se qmimit te gazit në bursen boterore:
Burimi: https://www.boerse.de/rohstoffe/erdgaspreis/xd0002745517
mjafton vetem këtë grafik ta lexojm me vemendje dhe të pyesim: Kush dëshiron dhe pse dikush deshiron ta shkatrroj këtë popull kaq të vuajtur ndërshekuj me këso projektesh ogurzeza, kur dihet se po ky popull flen mbi pasurit multimiliardeshe të gjymyrit dhe të burimeve minerare ?
2. Shteti amë Shqipëria kishte në shfrytëzim burime të mjaftueshme të gazit dhe naftës nga trolli i vet, dhe politika atje, në vend se të pranoj gaz të huajin me ҫmime të larta, duhet t`i tregoj popullit se ku u tretën burimet vendore.
3. Kosova ka rezerva dhe resurse qymyri për dhjetra shekuj, pse u dashka të heq dorë nga to kur teknologjia e përsosur e djegijes së qymyrit me CCS Teknologji i plotëson të gjitha standardet e kohës rreth klimës dhe mjedisit?!
4. Nëse TC me qymyr paraqesin rrezik për klimën dhe mjedisin, pse nuk paraqesin shqetsim rreth 20 TC me qymyr, shumë nga to të ngritura rishtas dhe në ngritje e sipër në hapsirën ballkanike apo mijëra të tilla që po ngritën në mbarë botën ?!
5. Por cilado që të jetë baza e shqetsimit, edhe nëse vërtetë do të ishte klimatike, Shqipërinë, Kosovën, i përjashton nga përgjegjësia, për faktin ngase energjia e përfituar nga këto lëndë djegëse tek ne krahasuar me ate në shkallë botërore, ka ndikim në klimën globale sa një litër uji në oqean.
Bile në këtë pikë, Shqipëria gjithsesi gjenden në krye të listës së shteteve që i shfrytëzojnë burimet ujore për përfitimin e energjisë.
6. Në anën tjetër, poqese shqetsimet kanë bazë klimën dhe mjedisin, pse nuk paraqet shqetsim p.sh. TC Kosova A, që për shumë kohë i ka tejkaluar edhe kriteret më të skajshme të ndotjës, e që pa kurfar llogaritje mund të thuhët me siguri që aq sa e dëmton klimën dhe mjedisin për një ditë të vetme ky TC, nuk do ta dëmtoj një TC modern me qymyr me CCS-Teknologji i kohës së sotme edhe për disa vite punë.
7. Pse vetëm shqiptarëve të iu vihen kufizime, a mos ka kjo të bëjë pikërishtë me bazën e fuqishme energjetike që kemi dhe dikush ja ka qitur rrethin, kjo edhe për faktin që deri para pak kohe, nuk shqetsonte njeri as institucion ndërkombtar projekti “TC Kosova e re” që ishte interes i huaj dhe fatbardhësishtë u spostua.
Kush duhet ta jap fjalën kryesore për projektin e gazit të huaj në tokat shqiptare?
Në kushte normale institutet përkatëse kërkimore shkencore, por fatkeqësia është që shqiptaria mbarë, jo pa qëllim, ka kohë që i ka shuar ato institute, shumë sosh në Shqipëri e disa në Kosovë.
Në situatën aktuale, populli shqiptar do të donte ti shihte kryeministrat shqiptar Edi Rama dhe Albin Kurti, të ulur s’bashku në Tiranë duke promovuar institute të tilla gjithkombtare, mbi bazën e analizave të të cilave, ata do ta kishin të lehtë të vendosnin mes projekteve të hueja dhe për interesa të hueja apo projekteve vendore dhe për interesa gjithkombtare, në vend se ta promovonin ndaras MSH serbosllav!
Populli shqiptar duhet të vetëdijesohet dhe të kuptojë, sa vijon:
Është e vërtetë se shkak i shterimit të burimeve, kriza energjetike botërore sa vjenë e rritet.
Gjithashtu është e vërtetë se një vend që ka burimet kolosale energjetike në trollin e vetë, të paktën për dhjetra shekuj, quhet shqiptari.
Pra te ne, nuk paraqet shqetësim mungesa e burimeve energjetike, por shqetësim në rritje paraqet mbrojtja e tyre për interesa të popullit dhe vendit.
Ata që kundrejt këtyre potencialeve kombëtare e problematizojnë stabilizimin e furnizimit me energji, si dhe ngritjen dhe zhvillimin e vendit tonë në përgjithësi, kushdo qofshin: politikanë, analistë, shkencëtarë… vendas apo ndërkombëtarë, janë po ata vetë problemi i stabilizimit, i ngritjes dhe i zhvillimit të vendit tonë.
Ata janë, të paktën, fatkeqësia e këtij vendi dhe e popullit tonë.