52 bletarë përfitojnë mjete pune nga komuna e Gjakovës

12 prill 2021 | 12:35

Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në kuadër të linjës së subvencioneve, ka finalizuar projektin për subvencionimin me mjete pune të bletarëve të Komunës së Gjakovës.

Mbi pesëdhjetë e dy bletarë, kultivues të mjaltës kanë përfituar mjete pune e që janë tavolina dhe nga dy depozitues të mjaltit deri në 50 kilogramë.

“Të gjithë u shprehën të lumtur për përfitimin e këtyre paisjeve që do të iu ndihmojnë në punën e tyre. Komuna mbështet fuqishëm këtë sektor dhe urojmë që sivjet të kenë sa më shumë produkt të mjaltës”, ka njoftuar Komuna e Gjakovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 11 prill 2021, policia në Suharekë kishte marre informacion…