52-shi i PDK-së, Gëzim Qerimi, merr përkrahje të fuqishme nga gratë e sektorëve të ndryshëm në Skenderaj
23 dhjetor 2025
| 18:18
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, profesori Gëzim Qerimi, i cili në listën zgjedhore garon me numrin 52, ka zhvilluar një takim me gra nga sektorë të ndryshëm në Skenderaj, ku ka diskutuar mbi fuqizimin dhe rolin e tyre në familje, shoqëri, politikë dhe ekonomi.
“Nga familja te shteti, kontributi i grave është i pazëvendësueshëm. Biseda konstruktive me gra nga sektorë të ndryshëm, të cilat riafirmuan mbështetjen e tyre për PDK-në në këto zgjedhje”, ka deklaruar Qerimi gjatë takimit.
Ai ka falënderuar pjesëmarrëset për përkrahjen e vazhdueshme dhe ka theksuar rëndësinë e angazhimit të grave në proceset vendimmarrëse dhe zhvillimin e vendit.
#PDK130
#BedriHamza1
#GëzimQerimi52



