53 persona lirohen nga karantina, vetizolimin e vazhdojnë në shtëpi

06 prill 2020 | 08:45

53 persona, të ardhur nga Perëndimi në Kosovë në dy javët e kaluara, testi për koronavirus i të cilëve ka dalë negativ, do të dalin sot nga karantina.

Zëvendësministri në detyrë i Shëndetësisë, Izet Sadiku, ka njoftuar se këta persona do të lirohen nga karantina dhe do të qëndrojnë në vetizolim edhe për 14 ditë të tjera.

Njoftimi i Sadikut:

Testimi i radhës. Karantina COVID19

Sot janë testuar edhe 53 raste të vendosur në Karantinë për COVID19.

Të gjitha rastet janë negative dhe të gjithë 53 veta, lirohen nesër për vetizolim 14 ditë në shtëpi!

Ky është grupi katërt i të testuarëve në 4 ditët e fundit prej 190 të testuarëve dhe të gjithë kanë qenë negativ!

Faleminderit të gjithë stafit që janë të angazhuar në Karantinë: zyrtarët e Qendrës së Studentëve, Policia e Kosovës, zyrtarëve të MSH, ekipeve mjekësore të IKSHPK-së, ekipeve mjekësore të mjeksisë familjare dhe grupit të madhe e të pa lodhshëm të vullnetarëve të cilët po kontribojnë në mbarëvatjen e punëve në Karantinë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një virolog turk ka izoluar me sukses koronavirusin e ri…