
53 vota për kandidatin gjakovar që vdiq disa javë para zgjedhjeve
Një rast i çuditshëm ka ndodhur në Gjakovë, në këto zgjedhje lokale.
Njëri prej kandidatëve për kryetar, i cili fatkeqësisht vdiq në një aksident trafiku javë më parë, po figuron si i votuar nga disa qytetarë atje.
Kështu thonë rezultatet e publikuara nga KQZ-ja. Sipas të dhënave, Nikoll Perkaj i ka marrë 53 vota.
Për këtë, Klan Kosova raportoi edhe gjatë ditës së zgjedhjeve. Gazetarja Diellëza Berisha realizoi të dielën një intervistë me bashkëpunëtorin e të ndjerit, Gjokë Sokolin, i cili tha se kjo gjë i është dukur qesharake.
“U emocionova kur shkova të votojë, e kur e figurojke emri i tij ende për kryetar komune. Mu dok si qesharake ajo punë. Ndoshta qëllimshëm nuk e kanë hequr, mirëpo për ne ka qenë një ditë tragjike, për partinë, sepse ka qenë një figurë madhore”, tha ai.