537 pacientë me Covid po marrin trajtim në spitalet e Kosovës

21 shtator 2021 | 10:23

537 pacientë janë duke marrë trajtim mjekësor në kuadër të klinikave Covid-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme.

“414 pacientë janë me oksigjeno-terapi dhe 48 pacientë në gjendje të rënduar shëndetësore në kujdes intensiv mjekësor”, ka njoftuar ShSKUK-ja.

Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 87 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 59 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 65 pacientë
Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 22 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 2 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 1 pacient

Spitali i Prizrenit, 50 pacientë
Spitali i Gjakovës, 51 pacientë
Spitali i Pejës, 92 pacientë
Spitali i Gjilanit, 38 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 10 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 23 pacientë
Spitali i Ferizajt, 37 pacientë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
537 pacientë janë duke marrë trajtim mjekësor në kuadër të…